“Shpërthen” Rama: Thonë po vidhet, ku e patë vjedhjen nga shtëpia apo me satelit
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria po vazhdon operacionin humanitar për të ndihmuar pensionistët dhe familjet në nevojë. Rama tha se deri më tani, u ishte ardhur në ndihmë me ushqime bazë dhe medikamente për mbi 14 mijë familje.
“Mirënjohje për të gjithë ju që brenda shtëpisë po e parandaloni përparimin e armikut. Deri dje kemi mundur të ndihmojmë drejtpërdrejt 14 mijë familje. Do të vazhdojmë pa pushim përditë të trokasim në dyert e pensionistëve të vetmuar, e familjeve me probleme të mëdha ekonomike, në familjet e prekura nga tërmeti që të mos u mungojë ushqimi bazë dhe medikamentet shëndetësore. Do vazhdojmë të trokasim çdo ditë në familjet e varfra dhe atyre të prekura nga tërmeti që nuk kanë as dyer dhe as dritare pasi kanë humbur shtëpitë. Do bëjmë çmos që të garantojmë ushqim për ta”, tha Rama.
Kryeministri iu kundërpërgjigj edhe atyre që thonë se populli po vdes për bukë.
“Ka disa në internet që sulmojnë operacinin humanitar, kur ai postohet përmes videove. Thonë po vidhet, thonë po bëhet show. Po ku e patë vjedhjen nga shtëpia. Ku e patë apo me satelit. Flasin për pupullin që po vdes për bukë. Po ku e patë? Ju që jeni në shtepi duke luajtur me telefon. Më shani mua. Në këtë kohë të mallkuar duhet solidaritet”, deklaroi Rama.
? OPERACIONI HUMANITAR KA NDIHMUAR NË 72 ORËT E FUNDIT 14428 FAMILJE MË NË NEVOJË
11089 FAMILJE ME NDIHMA USHQIMORE;
1203 FAMILJE ME MEDIKAMENTE DHE 2136 TË TJERA PËR NEVOJA TË TJERA URGJENTE
#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤