“Shpërthen” sërish Joleza. Kryetarja e FRESSH-it njofton për protestë kundër Demarkacionit

Joleza Koka vijon të tërheqë vëmendjen e mediave jo për aktivitetin e saj si kryetare e rinisë socialiste, as për angazhimin si anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, por për gafat e saj. Kësaj radhe Joleza ka vendosur që të jetë zyrtarja e parë e Selisë Rozë që mban një qëndrim ndaj çështjes së ndarjes së kufijve mes Kosovës dhe Malit të Zi, apo siç njihet ndryshe si “Demarkacioni”.

Kjo pasi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Koka i njofton ndjekësit e saj, që shumica dërrmuese i përkasin të rinjve të FRESSH-it se të hënën do të zhvillohet një tubim-proteste para Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë, në kundërshtim të marrëveshjes së Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi. “Tubim protestues para Ambasadës së Republikës së Kosovës në TIRANË. Të hënën, më 29 gusht 2016, në ora 12:00, në kundërshtim të marrëveshjes së Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi”- njofton kryetarja e FRESSH-it, Joleza Koka, e cila lë të kuptohet se është kundër kësaj marrëveshjeje mes dy shteteve fqinje.

Nuk dihet nëse qëndrimi i saj nënkupton edhe qëndrimin zyrtar të Partisë Socialiste për këtë çështje, pasi kjo do të nënkuptonte që PS-ja të shfaqej kundër faktorit ndërkombëtar, i cili është investuar që marrëveshja e Demarkacionit të realizohet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?