”Shpërthen” Tirana këtë verë me këto yje botërorë

Si asnjëherë më parë, Tirana do të bëhet kryeqyteti që do të pres këtë verë yjet botërorë. Ndaj lëreni planifikimin e pushimeve pezull për një moment dhe lexoni ç’do të ofrojë Tirana këtë verë sepse eventet s’janë të pakta.

Ermal Meta pritet të vijë në Tiranë në fund të majit, fill pas performancës në Eurovision.

Rita Ora gjithashtu do të kthehet në Tiranë pas gjashtë vitesh mungesë. Koncerti i saj, i organizuar nga Bashkia, do të jetë falas në Sheshin Skënderbej.

Më 27 korrik plasin rimet latine. Këngë si “Danza Kuduro,” “Despacito,” “Gasolina,” “Limbo,” etj. do të ndezin shqiptarët. Daddy Yankee vjen në Tiranë për pak muaj dhe është një event që s’mund të anashkalohet. Biletat do të shiten që prej 1 majit.

Martin Garrix me shumë mundësi, do të vizitojë së pari Prishtinën, në festivalin tre ditor “Sunny Hill”, bashkë me Dua Lipën dhe Albert Stanaj. Më 18 gusht, DJ botëror do të performojë në Tiranë për të mbyllur verën siç i ka hije.

Ëmbëlsira për në fund. Enrique Iglesias pritet të vijë në Tiranë në maj, sipas drejtoreshës së promovimit në Bashkinë e Tiranës, Juli Dhame.

SHKARKO APP