Shpërtheu sapo shkeli pultin e hapjes, kush është pronari i makinës në Kamzë

Një shpërthim është raportuar ditën e sotme në Kamzë. Rrethanat e shpërthimit të automjetit janë ende të paqarta, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se bëhet fjalë për eksploziv.

Policia bën me dije se në momentin që drejtuesi i automjetit ka shtypur pultin për të hapur derën, automjeti ka shpërthyer.

Ndërkohë si pasojë e shpërthimin pronari është ënduar lehtë në këmbë, por jashtë rrezikut për jetën .

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime bëjnë me dije se pronari i makinës është Gjon Mena, një person me precedentë të mëparshëm penalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mena rezulton i dënuar për armëmbajtje pa leje në Shqipëri, ndërsa dyshohet se ka marrë pjesë në vjedhje me armë në shtete si Franca dhe Italia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?