Shpërthim eksplozivi në katin e pestë të një pallati, dëmtohet ashensori

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një pallat në kryeqytet.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:30 të së martës, në katin e pestë të pallatit “Riviera” në rrugën “Margarita Tutulani”.

Policia thotë se si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale dhe është dëmtuar ashensori i pallatit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkak i këtij shpërthimi dyshohet të jetë vendosja e një sasie lënde plasëse.Nga ana e bluve po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj vepre penale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?