Shpërthim eksplozivi në një klinikë dentare në Shijak
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në shkallët e jashtme të një klinike dentare. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shijak.
Sipas policisë nga shpërthimi janë thyer xhamat e derës hyrëse së klinikës dentare.
“Më datë 10.09.2017, rreth orës 22:30, në lagjen” Petrit Llaftiu ” Shijak , në shkallët e jashtme të klinikës dentare në pronësi të shtetasit A. L., 33 vjeç kanë vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Për pasojë janë thyer vetëm xhamat e derës hyrëse të klinikës dentare“, sqaron policia.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të tjera për veprën penale ‘shkatërrimi i pronës me eksploziv’.

