
Një shpërthim tritoli është regjistruar mesnatën e së martës në Tiranë. Burime nga policia thanë se shpërthimi ka ndodhur në rrugën “Sami Frashëri” pranë sheshit Willson.
Lënda plasëse është hedhur në derën e jashtme të një dyqani rrobash. Për pasojë ka vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar.