Shpërthim i fuqishëm në Dhërmi, shkrumbohet makina
Një shpërthim i një makine në Dhërmi, ka tronditur pushuesit e fundit në këtë zonë. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, më 01:30 është shkrumbuar nga flakët një makinë tip “Audi”.
Makina është shkrumbuar pas një shpërthimi të fuqishëm dhe si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.
Mjeti i përket një personi i cili ka një lokal në këtë fshat bregdetar dhe dyshohet se shkak i kësaj ngjarje ka qenë rrjedhja e gazit. Zjarrfikësja mbërrit në vendin e ngjarjes me 1 orë vonesë. Kjo ngjarje ka terrorizuar banorët e e zonës pasi shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm.
KOHA JONË SONDAZH

