Shpërthim me eksploziv në oborrin e një banese në Durrës, disa të shoqëruar

Një shpërthim më lëndë plasëse ka ndodhur në pjesën e jashtme të një banese në Fllakë të Durrësit. Policia njofton se banesa, e cila është e pabanueshme është në pronësi të shtetasit me iniciale B.N.

Mësohet se janë shoqëruar në ambjentet e Policisë disa persona të dyshuar për këtë ngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

SHKARKO APP