Shpërthim me lëndë plasëse në hyrjen e një pallati në Pogradec

Një sasi e vogël lënde plasëse është vendosur në sheshpushimin e një pallati në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm, midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit M. Berberi.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, kështu njofton policia e qytetit ku ndodhi ngjarja.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

SHKARKO APP