Shpërthim me lëndë plasëse pranë një lokali në Bathore

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë një lokali në Tiranë.

Gjatë mesnatës së lënë pas, në lagjen Nr.7 Bathore, pranë lokalit të shtetasit Xh.D., ka ndodhur një shpërthim. Si pasojë janë shënuar dëmtime të murit dhe reklamës së lokalit, pa të lënduar në njerëz. Nga të dhënat paraprake shpërthimi dyshohet të jetë bërë me lëndë plasëse. Lidhur me këtë rast uniformat blu kanë nisur hetimet.

SHKARKO APP