Shpërthim me tritol në një dyqan këpucësh në qendër të Shkodrës

Një shpërthim me lëndë plasëse e llojit tritol ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se tritoli i është vënë derës së një dyqani këpucësh rreth orës 02:00 të natës së kaluar në lagjen ‘5 heronjtë’.

Po ashtu, mësohet se dyqani ndodhej në katin e parë të një ndërtesë 3 katëshe, por ende nuk bëhet i ditur pronari i objektit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, ndërsa forca policie kanë nisur hetimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?