Shpërthim në një dyqan celularësh në Tiranë, plagoset punonjësi (Foto)

Një shpërthim i dyshuar me lëndë eksplozive ka ndodhur para pak minutash në një dyqan celularësh në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Pjetër Budi” pranë qytetit ‘Studenti’.
Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur punonjësi i servisit të celularëve siç shihet nga pamjet më poshtë.
Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur një person i cili është dërguar në Spitalin e Traumës për ndihmën mjekësore. I plagosuri është shitësi i dyqanit Gentian Hoxha 26 vjec.
Forca policie kanë mbërritur në vendngjarje.

Burime nga policia bëjnë të ditur se shpërthimi ka ndodhur në një dyqan që tregton celularë dhe shpërthimi ka ndodhur në momentin kur është hapur qepena e dyqanit.
I plagosur ka mbetur punonjësi i dyqanit dhe një person tjetër ende të paidentifikuar.
Në vendin e ngjarjes kanë mbëritur policia, por edhe forcat antieksploziv për të zbardhur ngjarjen.
Nuk dihet enda sa ishte sasia e eksplozivit dhe autorët e kësaj ngjarje.
/Ora News
KOHA JONË SONDAZH

