Shpërthim në Shkodër, eksploziv te dera e banesës së 58-vjeçarit

Një shpërthim me eksploziv ka tronditur qytetin verior mëngjesin e sotëm.

Rreth orës 04:00 në lagjen ‘Skenderbeg’, Shkodër në pallatin 2-katesh, tek dera e jashtme e banesës së 58-vjeçarit me inicialet Rr. P. ka shpërthyer një sasi eksplozivi.

Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por dëme materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eksplozivi ka dëmtuar lehtë derën e jashtme dhe tavanin e korridorit të banesës tij së të moshuarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas njoftimit ka mbërritur policia duke nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve.

Ndërkohë që është marrë në pyetje edhe pronari i banesës që iu vendos eksplozivi për dyshimet dhe konfliktet që mund të ketë pasur.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shkodrës njoftoi se një shpërthim bombe ka  ndodhur në derën e një apartamenti në Shkodër, por fatmirësisht pa viktima. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg”..

“Ka ardhur një telefonatë ne sallen e komandimit, – njoftoi Policia, – se në lagjen Skenderbeg, Shkodër, në pallatin dykatesh, tek dera e jashtme e baneses shtetasit Rr. P, 58 vjeç, ka patur një shperthim i dyshuar lende plasese, për pasoje është dëmtuar lehte dera e jashtme dhe tavani i koridorit të baneses tij. Po kryhen veprimet me grup hetimor, per sqarimin e rrethanave te ngjarjes.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?