“Shpërthim” rastesh në Krujë, fasoneritë kthehen sërish në vatra infektimi

Koronavirusi ka marrë një përhapje të gjerë në Shqipëri prej momentit të heqjes së izolimit.

Një numër i madh personash janë infektuar kryesisht në ambientet e punës.

Problemtakite situata është paraqitur në fasoneri të cilat prej shpërthimit të pandemisë janë kthyer në vatra infektimi.

Mësohet se në Krujë sot janë shënuar 12 raste të reja me koronavirus dhe bëhet fjalë për persona që kanë lidhje me fasoneritë, punonjës dhe kontaktet të personave të punësuar në këto biznese.

SHKARKO APP