Shpërthim tritoli në mjetin e Armando Çenjës në Krujë

Një shpërthim me tritol ka ndodhur pak minuta para mesnate në lagjen “Gur Kuqe“ në Krujë.

Lënda eksplozive ishte vendosur në mjetin tip Renault Clio në pronësi të Armando Çenjës.

Makina në momentin e shperthimit ka qenë e parkuar dhe për pasojë nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

Sipas policisë, Armando Çenja ka bërë me dije se më herët ka marrë kërcënime të shpeshta nga persona ende të paidentifikuar. Policia shoqeroi disa persona që mund të kenë dijeni për shpërthimin me eksploziv.

Ekspertët po hetojnë në disa pista lidhur me konfliktet e mundshme te personit të dëmtuar si dhe për mundësinë e një akti të inskenuar.

SHKARKO APP