Shpërthim tritoli në oborrin e një shtëpie

Një shpërthim tritoli raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Fushë-Krujë.

Burime paraprake për ABC News thonë se persona të paidentifikuar kanë hedhur një sasi lëndë shpërthyese në një makinë, e cila ndodhej e parkuar në oborrin e një shtëpie.

Nga shpërthimi raportohet se ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, që po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?