Shpërthime nga firma e riciklimit në Kashar, tymi e bloza pushton Tiranën (VIDEO)

Një zjarr i madh ka rënë sot në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Mëzes të Tiranës në një fabrikë riciklimi mbetjesh. Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendngjarje.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Me datë 22.04.2018,  rreth orës 10:00, në Kashar,  në një magazinë ka rënë zjarr.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja ku po punohet për fikjen e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.

SHKARKO APP