Shpërthimet e bombolave të gazit në mbarë vendin, inspektori: Ja si të kujdeseni

Një tjetër familje ka mbetur pa shtëpi pas shpërthimit të bombolës së gazit në një banesë në fshatin Drashovicë të Vlorës. Aktualisht familja Hoxha nuk ka një strehë por fatmirësisht pjesëtarët e saj kanë shpëtuar pa lëndime nga ngjarja. Enkelejda Hoxha bashkë me familjen e saj kanë mbetur në qiell të hapur. Një bombol gazi shpërtheu në banesë duke shkatërruar totalisht shtëpinë ku banonin. Familjarët ishin në banesë në momentin kur ndjenë erën e gazit dhe dolën menjëherë jashtë duke shpëtuar pa lëndime. ”Fatkeqësisht më është djegur shtëpia, jam në qiell të hapur. Të ardhura nuk kam, kjo është familja ime. Nuk kemi gjendje ekonomike. Nuk kam mundësi që të ndërtoj shtëpinë”. Shpërthimi i bombolës në fshatin Drashovicë ishte rasti i dytë i regjistruar gjatë këtyre ditëve në Vlorë. Një tjetër bombol gazi shpërtheu në familjen Selimi në Selenicë duke lënë të plagosur burrë e grua.

Vetëm në tre ditët e fundit, në qytete të ndryshme janë shënuar 3 ngjarje me rrjedhjen e gazit nga bombolat, duke lënë kështu edhe të plagosur. Në një intervistë për Report Tv, Riza Dokaj, inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial, shpjegon arsyet pse ndodh diçka e tillë, e konkretisht në rastet e fundit, në argjendarinë në ish-Bllok, e në Selenicë.

”Gjëja e parë që duhet të bëjë qytetari është që bombola e gazit të jetë kolauduar. Kolaudim do të thotë që të jetë me kontroll teknik. Kontroll teknik që kryhet nga organe të miratuara. Kur vjen bombola e re shoqërohet me deklaratë konformiteti nga prodhuesi. Deklarata e përcakton afatin e përdorimit të kësaj bombole për 10 vjet. Kurse në rastin e bombolave të cilat janë futur në treg, çdo 5 vjet bëhet kontrolli teknik, përsëri nga këto organe të miratuara. Pas bombolës, problemi i madh është instalimi. Nga ventili dalës i bombolës deri tek vatra apo burimi ku përdoret, sepse mund të përdoret edhe si në rastin e argjendarisë në Bllok, për ngjitje, për saldim. Pra, të gjithë këto aksesorët duhet të jenë të kontrolluara e të certifikuara. Tubi nga ventili deri te soba duhet të jetë brenda afatit të përdorimit të garancisë së saj. Nuk duhet të ketë plasaritje, nuk duhet të ketë çarje dhe të jetë tub që përdoret për gaz. Po marrim rastin e Selenicës. Qytetari kishte bërë bashkimin e bombolës me vatrën me tel dhe e kishte shtrëngua, gjë e cila nuk lejohet”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas inspektorit, thuajse në pjesën më të madhe të ngjarjeve, nuk ka shpërthim të bombolave të gazit por vetëm rrjedhje të tij. “Pothuajse në mbi 90% e rasteve nuk ka pasur shpërthim të bombolave, por problemet kanë ardhur si rezultat i rrjedhjes së gazit. Rrjedhja e gazit konstatohet kryesisht në tubin që bën bashkimin nga bombola deri te vatra, te soba apo te pajisja që përdoret ky gaz”,-u shpreh Riza Dokaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?