Shpërthimi i epidemisë së fruthit, 5 persona në ditë shtrohen në Infektiv

Shpërthimi i epidemisë së fruthit ndodh në këto përmasa pas rreth  30 viteve në Shqipëri.

ISHP raportoi për 600 persona të prekur nga muaji janar, ndërsa tek të rriturit, ka ditë që Shërbimi i Infektivit pret rreth 5 persona në ditë.

Kalo: Mesatarja e shtrimeve vijon 3-5 në ditë, ndonjëherë nuk ka asnjë rast të shtruar që paraqiten midis 5-10 raste, por jo çdo ekzantemë, çdo pullë e kuqe në këtë periudhë viti është fruth.E rëndësishme është që fruthi duhet bërë kujdes në izolimin ose vetëizolimin e rasteve, pra aty ku bie. Duke ditur se sëmundshmëria e rasteve është shumë i lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nisur nga kjo situatë, prof.dr Tritan Kalo, mjek infeksionist, thotë se duhet të vazhdojë vaksinimi përtej kalendarit të përcaktuar, pasi edhe në botë këto ditë që përkojnë me javën e vaksinimit, autoritetet shëndetësore kërkojnë ndërgjegjësimin e popullatës për ta kryer atë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kalo: Vaksinimi duhet bërë në çdo ditë të vitit në ato grupe që nuk janë vaksinuar, në ato grupe që nuk janë imunizuar si duhet, nuk ka të përcaktuar, fruthi  që duhet bërë në janar, në shkurt, në mars, në prill. Gjatë gjithë 365 ditëve të vitit duhet imunizuar popullata.

Por përse është kjo rritje e rasteve të fruthit?

Kalo: Është përceptimi që ka më shumë raste sepse këto raste tashmë adresohen, të nxitur edhe nga publikimi i rasteve, të nxitur nga informimi i saktë që bëhet përmes mjeteve të masmedias që në rast se kanë pulla të kësaj natyre menjëherë të adresohen tek mjeku. Shkalla e ndërgjegjësimit ka bërë që mjekët të adresohen në kohë dhe në vendin e duhur.

Mjekët infeksionistë thonë se ende ka prindër që refuzojnë të bëjnë vaksinimin tek fëmijët, por mohojnë shkencërisht se vaksina shkakton autizmin.

Tek adultët, më të prekur nga fruthi rezulton grupmosha e të lindurve midis viteve ’80-’90.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?