Shpërthimi me lëndë plasëse në Fushë-Krujë, Policia: Shoqërohen disa persona të dyshuar, mund të…

Policia ka dhënë informacion zyrtar për shpërthimin me eksploziv në oborrin e banesës së Arben Pllumit në Fushë-Krujë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50, teksa Policia bën me dije se janë shoqëruar disa të dyshuar që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Më datë 09.03.2021, në orën 21:50, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në oborrin e  banesës së pabanuar të shtetasit A. P., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të dyshuar të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

SHKARKO APP