Shpërthimi në Ksamil, ISHTI: Bombola e instaluar kundër rregullave

Inspektoriati Shtetëror Teknik ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në Ksamil, ku 3 persona u plagosën pas shpërthimit të tubit bombulës së gazit në një lokal.

Sipas ISHTI, “ngjarja ka ndodhur pasi bombula ishte instaluar kundër rregullave dhe si pasojë e daljes të tubogomes nga bombula për shkak të presionit të lartë të punës, pasi  punohej pa reduktor presioni”.

ISHTI sqaron se bombula e gazit ishte 1 metër larg vatrës së zjarrit dhe nga kqyrja e inspektorëve në terren subjekti ka kryer instalimin e bombulave kundër rregullave.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Inspektorët raportojne që ngjarja  ka ndodhur për shkak se subjekti me dashje (qëllimisht) ka kryer instalimin e bombolave ne kundërshtim te hapur me  rregullat  për kryerjen e këtij procesi, ( pra instalimin e bombolave ) çka ka bere qe te plagosen 2 persona”,

Swiss Digital Mobile Reklama

Nderkaq ISHTI shpjegon se ne ambientet e restorantit ishin edhe 4 bombola te pakolauduara pra pa lejen dhe  dokumentacionin perkates per ushtrim aktiviteti.

“Ne keto kushte,me urdher te kryeinspektorit u mor masa e gjobes prej 500 mije leke te reja ndaj subjektit qe ishte ne shkelje ligjore. Per kete arsye inspektoret kane depozituar kallezim penal ne policine e Sarandes, per  pronarin e lokalit i coli ka kryer veprim te kundraligjshem per instalimin e bombolave”, sqaron ISHTI.

Sipas ISHTI, nga ky incident janë dëmtuar lehtë nga flaket e zjarrit pronarja e lokalit dhe një shtetase tjetër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?