Shpërthimi në Londër, gazetari i ‘BBC’ rastis në metro: Njerëzit vraponin të tmerruar…

Një shpërthim  në metronë e Londrës ka tronditur kryeqytetin britanik mëngjesin e sotëm mes raporteve se ka një sërë pasagjerësh të plagosur.

Korrespondenti i “BBC” Riz Lateef, i cili ndodhej në stacionin ku ndodhi shpërthimi  ka rrëfyer skenat kaotike nga vendngjarja,

Ai ishte nisur për në punë, por pa se e gjithë zona ndodhej në panik, pas pasagjerët filluan të zbrisnin me vrap nga treni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumë prej tyre ishit ë tmerruar pasi kishin qenë në të njëjtin vagon me kutinë që shpërtheu.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Njerëzit kanë vrapuar të tmerruar në përpjekje  për të ikur nga vendi i ngjarjes. Ka pasur shumë panik” shkroi gazetari në Twiiter.

Mesohet s njuë person ka shpërthyer në një armë artizanale në një metro të Londrës, duke lënë disa persona të plagosur. Persona të pranishëm ka rrëfyer momentet e tmerrit në stacionin Parsons Green.

“Unë jam e sigurt, thjesht duhet të vrapoja për jetën time në stacion. Kishte shumë të plagosur”, shkruan Emma Stevie.

“U evakuuam në panik”, tha Ben Lee.

Ndërsa, një tjetër përdorues i mediave sociale tha: “Çfarë po ndodh në Parsons Green, panik dhe zjarr nga një shpërthim”.

 

 

ImageImageImageImage

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?