Shpërthimi në servis, sekuestrohen tre detonatorë, laptopi dhe disa celularë
Detaje të reja nga shpërthimi në servisin e celularëve që ndodhi paraditen e sotme.
Burime nga policia bëjnë me dije se grupi hetimor ka gjetur 3 detonatoret dhe eshte sekuestruar nje lap top dhe disa celularë qe mendohet se 34 vjeçari Gentian Hoxha, do ti montonte.
Pas shpërthimit, policia ushtroi disa kontrolle në zonën e “Ali Demit”, ku mendohet se janë larguar edhe pjestarët e tjerë të rrjetit që mendohet se merrej me prodhimin dhe shitjen e minave të telekomanduara me celular.
Shpërthimi ndodhi në orën 11.00, pranë Institutit të Higjenës, ndërsa Hoxha e kishte mbyllur nga brenda derën e dyqanit dhe mendohet se diçka shkoi keq për 34-vjeçarin.
Nga shpërthimi ai humbi gishtat e duarve dhe ka dëmtime të shumta në sy. Dëshmitarët dëgjuan shpërthim të fuqishëm, ndërsa policia tha paraprakisht se nuk është vendosur lëndë plasëse në servisin e celularëve dhe shpërthimi ndodhi kur Hoxha ishte në tavolinën e punës.
Në këto ambiente ishte edhe një person tjetër, i cili mbeti i lënduar lehtë.

/Ora News
KOHA JONË SONDAZH

