Shpërthimi në Velipojë, i afërmi: Ndezën bombolën për të bërë një kafe

I afërmi i familjes Gjoka, 4 anëtarët e së cilës mbetën të plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit të bombolave të gazit në hotelin e tyre në Velipojë, thotë se ata kishin ardhur vetëm një ditë më parë në hotelin e tyre në Velipojë, për ta pastruar dhe për t’u përgatitur për sezonin turistik.

Ai thotë se ka qenë kryefamiljarja Alketa e cila ishte ngritur për të bërë një kafe në një nga bombolat e vogla, ndeza e së cilës shkaktoi më pas shpërthimin. Për mediat ai theksoi se dy prej 4 të plagosurve i kishte gjetur në pishinë pas shpërthimit, ku kishin hyrë për të lehtësuar dhimbjet nga djegia.

“Po vija rrugës dhe e ndjeva shpërthimin, kur vij këtu i në pishinë. Gruaja ishte ngritur për të bërë kafe në kuzhinë dhe mesa duket do ketë patur ndonjë rrjedhje dhe ajo ka shkaktuar shpërthimin. Gjendja e tyre është shumë e rëndë. Ata mbrëmë erdhën, burrin e ka në Itali, ata erdhën për të pastruar për të punuar më pas për të filluar sezonin”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?