Shpërthimi pranë Liceut Artistik në Tiranë, policia jep detaje

Policia ka zbardhur detaje për shpërthimin e ndodhur gjatë ditës së sotme në një dyqan celularësh tek rruga “Qamil Guranjaku” në Tiranë, ku mbeti plagosur shitësi i dyqanit Gentian Hoxha.

Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur gjatë kohës që 34-vjeçari ishte duke punuar në tavolinën e punës.

Ende nuk është bërë e ditur lëndë plasëse që ka shpërthyer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i plotë i policisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Më datë 12.03.2018, rreth orës 10:40, në rrugën ” Qamil Guranjaku ” në një dyqan celularësh në pronësi të shtetasit G.H., 34 vjeç, i cili ishte duke punuar dhe ne pune e siper ka ndodhur një shpërthim nga lende ende e papercaktuar.

 Si pasoje është dëmtuar shtetasi G.H i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga shpërthimi ka dhe dëme materiale.

Theksojmë paraprakisht se shtetasi G.H ishte duke punuar në dyqanin e tij dhe derën e jashtme e kishte të mbyllur dhe shpërthimi ka ndodhur ne tavolinën e punës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?