Shpërthimi terrorist, Konsullata Shqiptare vendos kurorë me lule në sheshin ”Taksim”

Konsullata e Shqipërisë në Stamboll, ka vendosur kurorë me lule në sheshin “Taksim”, aty ku dy ditë më parë shpërtheu një bombë duke shkaktuar 6 të vrarë dhe 80 të plagosur.

“Kurorë me lule në nderim të viktimave të aktit terrorist të 13 nëntorit në sheshin “Taksim”. Konsullata e përgjithshme e RSH në Stamboll, në emër të Republikës së Shqipërisë dënon me forcë terrorizmin dhe është pranë popullit turk, familjeve të viktimave dhe të lënduarve në këto momente dhimbje”.

Autoritetet turke kanë thënë se 23-vjeçarja siriane Ahlam Albashir është anëtare e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, e shpallur organizatë terroriste nga Turqia dhe e njohur si e tillë edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?