Shpërthimi tragjik në Lushnje, forca policore dhe ekspertë teknikë në vendngjarje

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Lushnje, ku në një kapanon në ndërtim ndodhi një shpërthim i fuqishëm këtë të shtunë kanë shkuar në vendngjarje Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial, Njësia Antieksploziv, Prokurorja e Fierit, forca të Policisë Lushnje dhe inxhinierë të OSHEE-së.

Teksa dyshohet se ngjarja ishte aksidentale, po kryhen hetimet për të zbuluar çdo detaj mbi dinamikën.

Ngjarja tragjike shkaktoi dy të vdekur babë e bir, e 6 të plagosur.

Deri më tani mësohet se gjendja e deputetit Bujar Çela dhe e 4 të plagosurve që janë shtruar në spitalin e Lushnjes është e stabilizuar, ndërsa pritet informacion mbi pacientin tjetër te Trauma i cili ka dëmtime të rënda në kokë.

SHKARKO APP