Shpëtim Gjika ironizon Kokëdhimën: Bota është portokall

Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, ka postuar në rrjetin e tij social një frazë të shkurtër dhe foton e një portokalli, që të kujton shprehjen se “bota është e rrumbullakët”… një ironi kjo indirekte që i drejtohet Koço Kokëdhimës.

Raportet mes këtyre të dyve nuk kanë qenë të mira kohët e fundit, teksa para disa javësh, po në rrjetin social Shpëtim Gjika thumbonte Kokëdhimën, në atë kohë komisari i PS­-së për jugun e vendit.

“Një problem kishim ne anëtarësia e PS­së së Vlorës në kohë fushatash! Nuk ta ulëm që nuk ta ulëm dot çmimin që na vije për të paguar sloganet e Partisë Socialiste në billboard­et e kompanisë tënde”, shkruante Gjika për Kokëdhimën si reagim ndaj akuzave të tij se PS e qytetit bregdetar nuk ekzistonte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?