Shpetim Idrizi: Dua ndryshime në Qeveri! Përgjigjet Rama: Nuk ka ndryshime!

 
Shpetim Idrizi kreu i PDIU, ose partise çame, ka thënë sot për mediat se më mirë Edi Rama të shkojë në zgjedhje të parakohshme nëse nuk mirëqeveriset se sa mbajë kështu qeverinë. Problemi i kurajos se kryetarit çam ka pikëpyetje nëse vjen i inicuar nga vetë Rama për t'i treguar dhembët Ilir Metës apo është vetë Meta që e ka futur në lojë Shpetim Idrizin.
Por nuk ka vonuar kryeministri dhe eshte pergjigjur sot ne Facebook: Nuk ka ndryshime ne Qeveri!
Por  le te shikojme se çka deklaruar, ndër të tjera Idrizi:
 
“Karriera e asnjë ministri, e asnjë ekuilibër politik, nuk e vlen këtë dëshpërim të madh të shqiptareve që rendin ta braktisin Shqipërinë”, thotë Idrizi, teksa shpreh kritika për qeverinë përsa i përket eksodit të shqiptarëve.
 
“Unë nuk dua e as do të përpiqem fare të hyj në kompetencat e kryeministrit, por shoqëria shqiptare po psikan, është e depresuar e pashpresë dhe po ikën…Ky kompozim qeveritar me emrat, fytyrat, stilin, përmbajtjen dhe frymën e tij e ka kumtuar mesazhin që ka në këto 2 vite. Nuk po gjykoj as pozitivisht e as negativisht këtë kumt e mesazh, por po them se ka diçka që nuk po u flet shqiptarëve si duhet. Dhe shqiptaret po ikin. Kjo duhet të ndryshojë. E nëse ky ndryshim kërkon edhe ndryshime të dhimbshme emrash, fytyrash, stilesh, përmbajtjeje dhe frymë ministrash, nuk ka pse jo. Karriera e asnjë ministri, e asnjë ekuilibër politik, nuk e vlen këtë dëshpërim të madh të shqiptareve që rendin ta braktisin Shqipërinë”, deklaron kreu i PDIU në një intervistë për gazetën Panorama.
Brrylat ndaj LSI nuk mjaftojnë me thirrjen drejtuar kryeministrit që të mos mbetet peng i saj. Ndaj Idrizi shkon edhe më tej. Ai e inkurajon Ramën, duke i thënë se nuk duhet t’i trembet një ballafaqimi me popullin, në zgjedhje të parakohëshme, nëse prishet koalicioni me LSI.
 
“Çarjet dhe bashkimet mund të sjellin lajme të bujshme dhe ndoshta tërmete politike, por nuk sjellin as shpresë, as të sotme e as të nesërme. Çarjet dhe bashkimet e kësollojshme janë thjesht e djeshme e trishtë e pashijshme. PDIU –ja qëndron larg kësaj mendësie. Nëse ka ndarje parimore dhe të dinjitetshme, lë të ndodhin. Nuk ka pse të kemi frikë nga ndarje të tilla. Sikurse nuk ka pse të kemi frikë edhe nga ballafaqimi me qytetarët tanë, sa herë ne nuk bashkëqeverisim dot për të mirën e qytetarëve tanë. Kur ka ndarje parimore, edhe ballafaqimi me popullin është procesi më i natyrshëm. Ne politikanët nuk duhet t’u trembemi as t’u shmangemi ballafaqimeve me popullin tonë. Tek e fundit votohemi që të jemi të përgjegjshëm dhe që t’u shërbejmë e t’u japim llogari qytetarëve tanë”.

SHKARKO APP