Shpëtohen 23 turistë të huaj, mbetën të bllokuar në ”Kanionin e Lengericës”

Policia e Përmetit ka shpëtuar 23 turistë, të cilët kërkuan ndihmë pasi mbetën të bllokuar në zonën e quajtur “Kanioni i Langaricës”.

Pas disa orësh kërkime shërbimet e Policisë kanë gjetur 23 turistët gjermanë, polakë, e francezë në vendin ku kishin mbetur të bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga rreshjet e shiut.

Turistët janë shoqëruar për në Përmet dhe iu është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore. Aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?