Shpëtohen 3 pushues nga mbytja në Durrës

Shmanget tragjedia në Durrës

Një tragjedi e vërtetë është shmangur ditën e sotme nga policia në Durrës.

Tre pushues janë shpëtuar nga mbytje dhe njëra prej tyre është një vajzë 11 vjeçe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë për ngjarjet:

Swiss Digital Mobile Reklama

Efektivet e Stacionit të Policisë Manëz shpëtojnë tre pushues nga mbytja, mes tyre një fëmijë.

Pushuesit ndodhen  jashtë rrezikut për jetën.

Efektivët e Stacionit të Policisë Manëz, të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare në Gjirin e Lalëzit,  paraditen e sotme kanë shpëtuar nga mbytja një fëmijë me iniciale E.P. 11 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Pak orë më vonë po në Gjirin e Lalëzit Efektivet e Stacionit të Policisë Manëz kanë shpëtuar nga mbytja dy shtetas të tjerë,  shtetasit H. S., 70 vjeç dhe G. Xh., 65 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi H. S., është larguar për në banesë pa probleme për jetën ndërsa shtetasi G. Xh.,

ndodhet në Spital Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Uniformat blu kanë shtuar shërbimet në zonat turistike për ti ardhur në ndihmë pushuesve, të cilët janë të lutur të telefonojë në numrin 112 për çdo problem.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?