Shpëtohet gomonia me 7 persona, iu fik motorri dhe mbetën në det
Policia kufitare shpëton shtatë pushues të cilin po udhëtonin me një gomone nga Himara në Sarandë.
Mjetit lundurues i ishte fikur motorri si pasojë e një defekti teknik dhe pushuesit kishin mbetur në det rreth 300 metra nga bregu i Bunecit.
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë shkuar menjëherë pas sinjalizimit për ndihmë dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen në terren tokësor të shtetasve A.L., 26 vjeç, S.V., 45 vjeç, C.C., 49 vjeç, M.E., 30 vjeç, të katërt banues në Suedi, si edhe shtetasit L.K., 53 vjeç, banues në Itali, T.J., 48 vjeç, banues në Belgjikë sëbashku me shtetasin V.Q., 55 vjeç, banues në Shqipëri.
Policia bëri edhe nxjerrjen e mjetit lundrues tip gomone në bankinën e Bunecit.
Policia Kufitare ka transportuar për në Sarandë turistët, të cilët nga ana e tyre kanë falënderuar policinë Kufitare për ndihmën e dhënë.
Shtetasit e lartëpërmendur janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.



