Shpëtoi qytetarët në sheshin ”Skënderbej”, Veliaj i jep medaljen të riut
Kryebashkiaku, Erion Veliaj, i ka dorëzuar ditën e sotme medaljen e mirënjohjes, Klodian Elqenit, të riut “hero”, që arriti të neutralizojë drejtuesin e automjetit që terrorizoi qytetarët mesditën e 25 prillit.
“Do të doja që në emër të qytetit të falënderoj. Atë ditë ishte pak rrëmujë se ishte dita e zgjedhjeve, S;kishim kohë të të falënderonim tamam. Por kur imagjinoj ato pamje mund të kishte ndodhur dhe hataja. Me aq shumë pensionistë, gra me karoca, fëmijë që po luanin. Na shpëtoi zoti. Zoti të çoi ty se ndonjëherë zoti çon një njeri të mirë. të falënderoj shumë”, tha Veliaj.
Kujtojmë se 32-vjeçari Arben Mema ka hyrë në zonën pedonale të sheshit “Skënderbej”, me një makinë të aksidentuar edhe tre herë të tjera, ai ka nisur të kryejë manovra dhe të lëvizë me shpejtësi pranë kalimtarëve si dhe çadrave të transmetimeve direkte të televizioneve.
Ka qenë një ndëryrje e mënjehershme e Klodian Elqenit, i cili së bashku me qytetarë të tjerë kanë arritur ta ndalin mjetin, ndërsa më pas policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të tij, që sikurse u bë me dije ishte nën efektin e substancave narkotike.
Pas këtij momenti, Kryebashkiaku Veliaj dhe Kryeministri Rama, kanë takuar të riun.