Shpëton italianen nga mbytja, shqiptari kthehet në hero

Shpëtoi një shtetase italiane nga mbytja, kthehet në hero.

Protagonisti i ngjarjes është shtetasi shqiptar Gramoz Prifti, i cili ka shpëuar një shtetase italiane e cila rrezikoi të mbytej në një vaskë të madhe në katin e tretë të një parkingu të spitalit civil në Brescia.

Prifti kishte qenë duke punuar në atë kohë kur ka dëgjuar të bërtitura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fillimisht i ka dhënë një lopatë që gruaja të mbahej më pas është zhveshur dhe është hedhur në ujë në ndihmë të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas, ai ka vendosur një shkallë dhe ka ndihmuar gruan të dalë nga uji. Mediat italiane e kanë quajtur hero të ditës, por 42-vjeçari, baba i dy fëmijëve pohon se nuk ndihet i tillë dhe me modesti thotë: "Diçka e tillë mund t'i ndodhte kujdo nga familja ime, një miku apo një të njohuri tim. Prandaj hyra ta shpëtoja”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?