“Shpëtuam fëmijën nga mbytja”, Berisha: Sukses imagjinar i Policisë!
Sukses imagjinar e ka cilësuar ish-Kryeministri Sali Berisha njoftimin e Policisë së Durrësit, që bën me dije se ka shpëtuar nga mbytja një fëmijë.
Duke iu referuar një mesazhi ardhur në adresë të tij, Berisha shkruan: “Nuk di për dy personat e tjerë, po për fëmijën 11 vjeç nuk ka pasur polici fare. Isha vete prezent aty. Madje e morëm policinë dhe përgjigja tyre ishte se s’kishte ambulancë tjetër pasi ajo ndodhej në Sukth.
Postimi i Berishës
Pushuesi dixhital hedh poshtë mashtrimin e policisë! sb
“Zoti Berisha jam një pushues që sot ndodhesha në Gj e Lalzit me familjen. Po lexoja në media këtë njoftim të policisë së Durrësit. Doja tju thoja që është një mashtrim fund e krye. Nuk di për dy personat e tjerë, po për fëmijën 11 vjeç nuk ka pasur polici fare. Isha vetë prezent aty. Madje e morëm policinë dhe përgjigja tyre ishte se s’kishte ambulancë tjetër pasi ajo ndodhej në Sukth.
Une kam qenë rastesisht aty dhe bashkë me ca të tjerë e kemi çuar në një makinë rasti ku e shoqëroi e motra dhe një mjeke pushuese. Këta gënjejnë ditën për diell.
Ja njoftimi policise:
Durrës
Efektivët e Stacionit të Policisë Manëz shpëtojnë tre pushues nga mbytja, mes tyre një fëmijë.
Pushuesit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Efektivët e Stacionit të Policisë Manëz, të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare në Gjirin e Lalëzit, paraditen e sotme kanë shpëtuar nga mbytja një fëmijë me iniciale E.P. 11 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Pak orë më vonë po në Gjirin e Lalëzit Efektivet e Stacionit të Policisë Manëz kanë shpëtuar nga mbytja dy shtetas të tjerë, shtetasit H.S. 70 vjeç dhe G.Xh. 65 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi H.S. është larguar për në banesë pa probleme për jetën ndërsa shtetasi G.Xh. ndodhet në Spital Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Uniformat blu kanë shtuar shërbimet në zonat turistike për ti ardhur në ndihmë pushuesve, të cilët janë të lutur të telefonojë në numrin 112 për çdo problem.
KOHA JONË SONDAZH

