“Shpirt shqiptari nuk mbeti pa vajtuar, engjëjt nuk jetojnë mes djajve”, mesazhet prekëse për vrasjen e jetimit

Ekzekutimi i 20-vjeçarit jetim Musaen Zeneli në Velipojë ka shkaktuar dhimbje te të gjithë shqiptarët. Mesazhet dhe thirrjet në rrjetet sociale për të ndihmuar familjen janë të shumta. Ish-kampionia e atletikës shqiptare Klodiana Shala në një postim në Facebook shprehet se shpirt shqiptari nuk mbeti pa vajtuar sot për jetimin që iu prenë ëndrrat në mes ditën e parë të punës.

Myzerim  pushofsh në paqen e Krijuesit. Zoti të mori pranë, sepse ëngjëjt nuk jetojnë dot mes djajve.  Shpirt shqiptari nuk mbeti pa vajtuar sot, për ty. Sakrifikoje  për të punuar dhe ndihmuar nënën tënde edhe në kushte  pamundësie të  shëndetit  ..çfarë pikëllim i thellë për nënën e të gjithë të afërmit e tu.

Ndërsa për ata që e kanë sjellë Shqipërinë deri në këtë sfilitje të madhe, pesha e mëkateve rëndon edhe më shumë Miq, Zoti i dhëntë kurajë nënës dhe të gjithë familjarëve të viktimave..  Unë  dua tju bëj thirrje për të ndihmuar si të mundemi, familjen e Myzerim, në kushte tejet të rënduara . Zoti mbroftë shqiptarët e ndershëm dhe punëtorë kudo që janë” shkruan Klodiana Shala.

Mediat publikuan sot edhe fotot e 4 viktimave, biznesmenit Kujtim Ferracaku 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërve Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin “Gocaj” dhe jetimit fatkeq Musaen Zenelit 20 vjeç, që e kapi një plumb në zemër dhe i mori jetën në vend.

Nga përplasja me armë u plagosën edhe Hasan Ferracaku, vëllai i biznesmenit që u vra dhe nipi i tij Elmedin Tyli.

Dy të plagosurit u arrestuan për ngjarjen, ndërsa në kërkim janë shpallur tre vëllezër; Abedin, Shyqyri dhe Besar Verracaku, banues në fshatin Pulaj, të dyshuar si bashkautorë në krim.

Shkak i sherrit që solli masakrën ishte konflikti mes Ferracakut dhe Gocajt për hapësirën e rërës përpara hoteleve për vendosjen e shezlongeve. / Abcnews.al

SHKARKO APP