“Shprehja fyese ndaj policëve”, kreu i Sindikatës: Na sheh si makinë pune, jo si qenie sociale
Kreu i Sindikatës së Policëve, Sadetin Fishta, ka dhënë një deklaratë të fortë në lidhje me shprehjen e ministrit Sandër Lleshaj që nxiti aq debat. Ai tha se ministri, anëtarët e sindikatës apo policët i sheh si makina pune dhe jo si qenie sociale. Fishta u shpreh se pas deklaratës së ministrit nga faltorja e parlamentit ku i drejtohej deputetit Myslim Murrizi se “Polic ka qenë e polic do të mbetej”, ishte fyer çdo polic.
Sipas tij, sindikata ka kërkuar të takohet me të, por Lleshaj nuk ka pranuar. Fishta ka treguar edhe detaje të tjera të këtij problemi të madh mes policëve dherespektimit të të drejtave të tyre.
“Ai nuk pranoi të na priste, na sheh si makinë pune, jo si qenie sociale. Fakti që polici përdoret mbi 10 orë në ditë, 12, ai mund ta përdorë kudo dhe ai nuk reagon, ka një vit që nuk marrin orët shtesë, ka reaguar edhe me shkresa edhe konkretisht, sepse në momentin që ai kërkon të drejtën ka një presion. Thonë rri ose ik, një pjesë e mirë u larguan pa motive me ndryshimin e pushtetit. Ka gjithashtu heqje nga puna, transferimi në rrethe, apo masa disiplinore ndaj policve. Ka një trysni shumë të madhe dhe ata e kanë shumë të vështirë që të organizohen”, tha Fishta për emicionin ”Shqipëria Live”.