Shqetësimi i Italisë: Droga nga Shqipëria edhe me motorë uji

Zbulimi dhe sekuestrimi i 214 kg drogë të cilat kishin  mbërritur në brigjet e Puglias me motorë uji, mëngjesin e 22 gushtit 2016, kanë bërë që Reparti Operativ Aereo-detar i Barit të nisë një objekt të veçantë hetimi.

Në të shumtën e rasteve droga ka mbërritur në Itali përmes gomoneve apo skafeve. Rasti i fundit tregon se trafikantët shqiptarë po gjejnë mundësi të reja për transportimin e lëndës narkotike përtej Adriatikut me qëllim shmangien e patrullimeve.

“Objekt i veçantë hetimi është mënyra e transportit të drogës me anë të motorave të ujit që me sa duket kanë udhëtuar gjatë gjithë natës duke kapërcyer atë pjesë të Adriatikut që ndan brigjet pulieze me ato të vendit ballkanik”, thuhet në njoftimin e policisë financiare italiane mbi operacionin e ekzekutuar mëngjesin e së hënës në ujërat e provincës së Leçes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marijuana e amballazhur me thasë të zi celofani e të lidhur me ngjitëse ishte e lidhur dy krahët e mjetit lundrues

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo sasi e madhe e lëndës narkotike ka vënë në alarm autoritetet italiane, të cilat shprehen se bashkëpunimi me Policinë e vendit të shqiponjave është mjaft I rëndësishëm për të identifikuar personat që do të merrnin në zotërim drogën në territorin italian e kanalet e bashkëpunimit të tyre me Shqipërinë.

Si u zbuluan motorët me drogë-

Ka qenë një helikopter i financës italiane i cili ka identifikuar vendndodhjen e dy motorave të shpejtë të ujit. Lundrimi i tyre në atë orë të mëngjesit, pranë brigjeve e me shpejtësi të madhe ka çuar në dyshimin e policisë italiane e cila ka nisur menjëherë operacionin përmes detit për ndalimin e tyre.

Një pjesë e drogës u hodh  në det-

“Gjatë ndjekjes, -thuhet në komunikatën për shtyp, -korrierët e drogës kanë hedhur në det një pjesë të sasisë së drogës në përpjekje për t’i shpëtuar policisë e për të rritur shpejtësinë e motorrit në drejtim të tokës”.

Vlonjati u arrestua në det, tjetri iku

Një nga drejtuesit e motorit të ujit pas një ndjekje të rrezikshme vështirësuar dhe nga errësira e nga manovrat e rrezikshme të kryera nga ai, u kap në det. Korrieri tjetër favorizuar nga afërsia me tokën është larguar në këmbë në drejtim të territorit të komunës Frigole. Patrullat e policisë vazhdojnë ende punën në terren për kapjen e tij.”

Ku do shkonte droga? –

Sipas deklaratës për shtyp të policisë italiane kanë nisur hetimet për të individualizuar personat që do të merrnin në zotërim drogën në territorin italian e kanalet e bashkëpunimit të tyre me Shqipërinë. “Në këtë rast, thuhet në deklaratën e shtypit të Guardia di Financës italiane, është mjaft i rëndësishmë bashkëpunimi me Policinë e vendit të shqiponjave”. “Ky është sekuestrimi i katër i drogës në det nga ana e policisë në rajonin e Puglias në më pak se një muaj dhe janë sekuestruar 2 ton drogë”, mbyllet prononcimi për mediat i financës italiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?