Shqetësimi i pazakontë i banores drejtuar Ramës: Më goditi njëri që ther mish gomari
Një banore në Korçë i ka paraqitur Ramës një shqetësim disi të pazakontë, duke deklaruar se e ka goditur njëri që “ther mish gomari”, ndërsa akuzoi prokuroren atje se ka marrë para. Rama tha se historia e therjes së gomarit është shumë e komplikuar, duke i kërkuar diskutim nga afër banores së moshuar.
Banorja: Më goditi njëri që ther mish gomari, merret me drogë, merret me korente. Në qeverinë e Hoxhës
Rama: Mirë mo qetësohu.
Banorja: Vajta në polici…
Rama: Mos ik, pas takimi do ta zgjidhim
Banorja: Edhe Olivera mori para, prokurorja e Korçës.
Rama: Pas takimit do ta diskutojmë nga afër se kjo historia e therjes së gomarit është shumë e komplikuar.
KOHA JONË SONDAZH

