Shqetësimi i Shoqatës së Mbarështuesve të Shpendëve: Mungon vëmendja për sigurinë ushqimore
Shoqata shqiptare e Mbarështuesve të Shpendëve dhe prodhuesit të mishit apelon për mungesë të politikave zhvilluese për rritjen e shpendëve në vend. Në një takim të zhvilluar në Lushnjë, kryesia e kësaj shoqate ngriti si shqetësim mungesën e vëmendjes për sigurinë ushqimore dhe konkurrencën e pandershme nëpërmjet importit të shpendëve.
Kreu i shoqatës Edmond Mara kërkoi nga qeveria marrjen e masave, si dhe mundësinë për një takim me ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi.
Kjo shoqatë përfaqëson 27 ferma të prodhimit të zogjve dhe pulave për mish të freskët në të gjithë vendin. Në këto ferma sipas kryesisë janë të punësuar rreth 3 mijë familje.
KOHA JONË SONDAZH

