Shqipёria, vёzhguese nё Aleancёn Ndёrkombёtare pёr Pёrkujtimin e Holokaustit
Vendimi pёr dhёnien e kёtij statusi u bё i ditur gjatё sesionit të dytë plenar tё Kryesisё britanike tё IHRA-s, i cili është duke u zhvilluar në Mançester të Mbretërisë së Bashkuar.
Statusi i vёzhguesit nё IHRA iu mundёson të gjithё tё interesuarve dhe ekspertёve shqiptarë tё fushёs akademike, historisё, kёrkimit shkencor, arkivave, arsimit dhe kulturёs që tё aplikojnё pёr projekte tё ndryshme kombёtare ose rajonale qё promovojnё bashkёjetesёn fetare dhe komunitare, tolerancёn, paqen dhe ndёrgjegjёsimin pёr shmangien e paragjykimeve mbi baza fetare e etnike.
Nё fjalёn e saj, kryetarja e delegacionit shqiptar nё kёtё mbledhje, Albana Dautllari, Drejtore për Diplomacinë Ekonomike dhe Publike nё MPJ, pёrveç kontributit shqiptar pёr shpёtimin e hebrejve gjatё Luftës së Dytë Botërore theksoi dhe bashkёjetesёn e shkёlqyer fetare nё Shqipёri, si shembull i tolerancёs sё shoqёrisё sonë, ku vlerat dhe parimet e besimit i shёrbejnё demokratizimit tё mёtejshёm tё shoqёrisё shqiptare nё rrugёn drejt integrimit evropian.
KOHA JONË SONDAZH

