Shqipëri, 1 në çdo 3 qytetarë rezulton pozitiv nga Covid-19

Pas mujave me shifra të ulëta, infektimet me Covid-19 këtë të martë në raport me një ditë më parë janë gjashtëfishuar.

Ministria e Shëndetësisë thotë se nga 1537 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 550 qytetarë, ose thënë ndryshe në çdo 3 persona të dyshuar ka rezultuar si mbartës i virusit 1 qytetar.

Rastet e reja janë të përhapura në 33 bashki të ndryshme, por gati 60 për qind e tyre i përkasin Tiranë, më pas me një numër më të vogël rastesh renditen edhe bashki si Fieri, Saranda, Vlora, Lezha dhe Gjirokastra.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?