Shqipëri, 26 mijë persona aktivë nga Covid-19
Rastet e reja nga Covid-19, po rriten me shpejtësi dhe kjo ishte arsyeja pse u rikthyer karantina 8 orë gjatë natës. Në spitale janë disa qindra të sëmurë ndërsa në shtëpi kurohen mbi 26 mijë të infektuar.
Por sa e respektojnë ata kërkesën e ligjit që të qëndrojnë të izoluar? Ne do të pyesim disa qytetarë për të na thënë nëse njohin të infektuar që thyejnë izolimin.
”Njohim. I kemi edhe në pallat. Njohim të afër që kanë dal”. “E kam pasur njërën në pallat tek shkalla dhe ajo dilte për të bërë gjilpëra”. “Për arsye banale, për të pirë një kafe. Janë edhe klientë që vijnë tek puna”. “Njoh miq të mi. Se di pse dalin”.
Për qytetarët, shqetësues është fakti, që një pjesë e madhe nuk tregojnë kur preken me Covid. ”Kush tregon, askush nuk tregon”. ”Nuk tregojnë. Të paktën të na thonë, se kemi edhe fëmijët nëpër shkolla”.