Shqipëri, 502 të vdekur nga Covid-19
502 qytetarë kanë humbur jetën nga pandemia e Covid-19 në Shqipëri. Që me datë 9 mars, kur edhe u zbulua rasti i parë, deri më tani janë kryer 123,960 testime dhe raste aktive janë 9035.
Covid-19 u ka marrë jetën pesë mjekëve: Anibal Byberi, Hysni Shkjau, Arian Pushi, Esat Pashaj dhe Muharrem Xhepexhiu. Dita e fundit pa viktima në raportet ditore: 24 shtator. Më shumë të shëruar në një ditë: 264 raportuar më 2 tetor. Më shumë të infektuar në një ditë: 311 raportuar më 28 tetor. Më shumë viktima në një ditë: 7 raportuar më 26 tetor. Viktima në moshë më të re: 21-vjeç raportuar më 15 korrik.
Prej 19 korrikut testi për antitrupa bëhet edhe në klinika private. Prej 23 korrikut testi për Covid-19 me tamponë kryhet edhe në klinika private. Prej 20 korrikut maska është e detyrueshme në mjediset e mbyllura. Prej 15 tetorit maska është e detyrueshme edhe në mjedise të hapura. Prej 20 korrikut ndalohet muzika pas orës 20:00.