Shqipëri-Çeki, një sfidë e fortë që u mbyll pa gola në ”Air Albania”
Shqipëria dhe Çekia u përballen mbrëmjen e sotme në “Air Albania” për ndeshjen e vlefshme për grupin B1 në Ligën e Kombeve dhe nuk u shënua asnjë gol. Shqipëria ka barazuar pa gola përballë Republikës Çeke në sfidën e parafundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Sfida nisi mjaft mirë për çekët, të cilët goditën dy herë traversën në harkun e dy minutave, me anë të Jamelka dhe Soucek. Gjithsesi, në fundin e pjesës së parë kuqezinjtë treguan “dhëmbët”, kur iu afruan golit me Laçin. Në pjesën e dytë, kuqezinjtë u shfaqën më tregues, por çekët më pas kontrolluan lojën, teksa rastet e pastra munguan.
Mbyllet sfida!
90’- Akordohen 3 minuta shtesë.
85’- Largohen Laçi dhe Tuci te Shqipëria. Futen Uzuni dhe Abrashi.
84’- Dy zëvendësime te Çekia. Largohen Sulc dhe Provod, për t’i lënë vendin Kuchta dhe Lingr.
83’- Provon Asllani nga goditja e dënimit, por topi ndalet në murin mbrojtës.
81’- Ernest Muçi lëviz bukur dhe fiton faull në afërsi të zonës së kundërshtarit. Mundësi e mirë për Shqipërinë.
74’- Ndërhyrje vendimtare e Ismajlit, që largon një aksion të rrezikshëm. Mbrojtësi i Shqipërisë fiton faull në zonën e tij.
72’- Zëvendësim te Shqipëria, Muçi merr vendin e Bajramit.
69’- Bajrami humb një top të rrezikshëm në afërsi të zonës. Mbyll Ramadani.
67’– Soucek shpërdoron një mundësi të mirë shënimi. Mesfushori nuk gjuan si duhet në zonë.
65’- Dy zëvendësime te Çekia. Largohen Chory dhe Cerby, për t’i lënë vendin Kliment dhe Hlozek.
57’- Seferi pretendon për penallti pas një kontakti në zonë, por gjyqtari vazhdon lojën.
55’- Karton i verdhë për Chory-n, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Kristjan Asllanit.
54’– Mundësi e mirë për Shqipërinë. Asllani vertikalizon për Laçin në zonë, mesfushori vonohet në gjuajtje dhe topi largohet në goditje këndi.
52’- Kundërsulm i shpejtë nga Shqipëria, me Bajramin që pas një kombinimi me Asllanin provon nga jashtë zone. Topi devijohet dhe shkon në goditje këndi.
51’- Pretendime për penallti te Çekia, por gjyqtari vazhdon lojën.
50’– Bajrami merr fundoren dhe pason në zonë, por topi shkon në duart e Kovar.
48’- Çekia rrezikon me Cerny-n, i cili provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone. I vëmendshëm Strakosha që largon rrezikun.
45′- Starton pjesa e dytë!
Mbyllet pjesa e parë.
46’– Sulme të vazhdueshme të kuqezinjve. Asllani dhe Seferi nuk shfrytëzojnë rastet.
Akordohen 2 minuta shtesë!
45’- Mundësia më e mirë për shënim te Shqipëria. Ivan Balliu kroson nga e djathta në zonë, aty ku Laçi provon me kokë, por e ndal portieri Kovar.
42’– Qazim Laçi provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por tentativa është e gabuar dhe shkon jashtë, pa probleme për miqtë.
39’– Çekët e kanë të vështirë të dalin përpara. Shqipëria është e vendosur mirë në mesfushë.
35’– Aksioni i rrjedhshëm i Shqipërisë. Mitaj pason për Bajramin në hyrje të zonës, i cili provon me një gjuajtje të fortë, por nuk ka koordinatat e duhura dhe shkon jashtë.
29’– Zëvendësim i detyruar te Shqipëria. Jasir Asani dëmtohet dhe nuk e vazhdon dot lojën, vendin e tij e merr Taulant Seferi.
24’- Panik në portën e Shqipërisë, Strakosha ndal në dy kohë një top që po i drejtohej portës.
21’- Mitaj i vendosur mirë në zonë, largon një moment të rrezikshëm të çekëve, duke spastruar gjithçka.
16’- Çfarë rasti për Shqipërinë! Bajrami kalon një kundërshtar nga e majta dhe futet në zonë, por gabon në momentin e fundit. Futbollisti kuqezi nuk arrin të pasojë në zonë.
14’– Kartoni i parë i verdhë. Soucek ndëshkohet, pas një goditje në fytyrë ndaj Tucit.
13’– Tranversa shpëton sërish Shqipërinë. Gjuajtja e Cerv nga jashtë zone, ndalet te trau i portës, pas devijimit të Strakoshës.
12’- Shpëton me fat Shqipëria. Një goditje me kokë nga mbrojtësi Jemelka, ndalet nga tranversa.
8’- Çekët marrin momentalisht kontrollin e lojës, duke provuar të rrezikojnë, por Shqipëria është e vendosur mirë në prapavijë.
4’- Mundësi e mirë për Shqipërinë. Asani kalon një kundërshtar, por ndalet nga Holes në momentin e fundit, i cili ishte lojtari i fundit dhe e largoi topin.