Shqipëri-Kosovë bien dakord për njohjen e sigurimeve shoqërore, Denaj: Duhet parë ana ligjore
Ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj ka nënshkruar një marrëveshje me homologun e saj nga Kosova, Skënder Reçiça lidhur me sigurimet shoqërore.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp, të dy kanë bërë me dije se vendet do të njohin sigurimet por akordi nuk është përfunduar pasi duhet kopsitur nga ana ligjore.
”Ne së bashku do të shohim si negociatat përkthehen në shifra, por jemi të bindur se do të arrijmë një marrëveshje. Varet nga numri i personave dhe buxhetet, por vendet i njohin vitet e punës, kudo ku kanë punuar. Nëse vjen një punonjës nga Kosova, s’përfiton në vetëm ato 5 vite, por për kontributet. Duhet parë si do të realizohet nga ana ligjore”.