Shqipëri-Kosovë, shkëmbim të mjekëve mes dy vendeve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Uran Ismaili nënshkruan marrëveshjen e re 3-vjeçare që forcon bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e Shëndetësisë

Pejë, 26 Nëntor – Në zonat kufitare, mjekët e Republikës së Kosovës do të ofrojnë shërbim të specializuar në Republikën e Shqipërisë, aty ku është e nevojshme, me marrëveshjen e re të nënshkruar sot në Pejë, mes Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministrit të Shëndetësisë së Kosovës Uran Ismaili, gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Marrëveshja e re e firmosur sot në Pejë të Kosovës, parashikon shkëmbimin e mjekëve në funskion të përmirësimit të strukturave shëndetësore të dy vendeve tona. Kjo pikë e re e marrëveshjes, së bashku me ofrimin e shërbimit në zonat kufitare, forcon bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë mes dy vendeve tona. Marrëveshja parashikon gjithashtu bashkëpunimin në fushën e shëndetit publik, farmaceutikës, trajnimeve të profesionistëve të shëndetit, etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në zbatim të kësaj marrëveshjeje, palët do të ndërmarrin plane veprimi për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore, të cilët do të përmbajnë aktivitetet e parashikuara në marrëveshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë dhe Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, bazuar në këtë marrëveshje, do të ngrenë një Komitet të Përbashkët Monitorimi dhe Koordinimi, me qëllim vlerësimin e prioriteteve, në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve. Marrëveshja mes Ministrive të Shëndetësisë të dy vendeve tona është e vlefshme për 3 vite.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?