Shqipëri–Kroaci, të rinjtë bashkojnë vizionin për Evropën

Unioni i Këshillave Studentorë dhe Ambasada e Republikës së Kroacisë në Shqipëri, në bashkëpunim me projektin “Mbështetje për Integrimin në Bashkimin Evropian” (EUIS), zhvilluan në Tiranë tryezën e diskutimit “Shqipëria dhe Kroacia: të rinjtë ndërtojnë një të ardhme të përbashkët evropiane”.

Gjatë aktivitetit, studentë dhe profesionistë të rinj diskutuan mbi përfitimet e anëtarësimit në BE, përvojën e Kroacisë dhe mundësitë që procesi i integrimit sjell për të rinjtë, veçanërisht në arsim, mobilitet, punësim dhe pjesëmarrje aktive në shoqërinë evropiane.

Ambasadori kroat Zlatko Kramarić theksoi se të rinjtë kanë një rol të rëndësishëm në përfundimin e procesit të integrimit dhe në ndryshimin e shoqërisë shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktivitetet do të vijojnë edhe në Kukës, Berat, Pogradec dhe Shkodër gjatë muajit shtator, me synimin për të rritur informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi procesin e integrimit evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Projekti EUIS financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga DAI, Abkons dhe WeGlobal, në mbështetje të institucioneve shqiptare në procesin e anëtarësimit në BE.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?