Shqipëri-Maqedoni/ Rama: Edhe më skeptikët e kuptojnë se ç’vlerë ka stadium

Edhe pak momente para ndeshjes Shqipëri-Maqedoni , kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa përmendur të pakënaqurit me stadiumin e ri Loro Boriçi.

“Besoj se dhe më skeptikët për stadiumin e ri e ndjejnë nga atmosfera e jashtëzakonshme në qytet se ç’vlerë ka ai investim #ForcaShqipëria” shkruan Rama në adresën e tij në Facebook.

Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e parë eliminatore të Kampionatit Botëror Rusi 2018 në stadiumin që u inagurua disa ditë më parë në miqësoren ndaj Marokut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?